Google ADS

Presidentja dhe USAID nesër nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 35 milionë dollarë

21:42 | 14 Shtator 2023
Arbresh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe  drejtoresha e USAID, Kerry Monaghan Hogler nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Presidenca, vlera e marrëveshjes e cila do të nëshkruhet nesër është  34 milion e 727 mijë dollarë, shkruan Arbresh.info.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID.”, thuhet në komunikatë.

Pas takimit , presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier do të deklarohen për media./Arbresh.info

Të ngjashme