Google ADS

Osmani takohet me Hovenierin në prag të vizitës në SHBA

21:29 | 14 Shtator 2023
Arbresh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në prag të vizitës në ShBA është takuar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Arbresh.info.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Ky takim u realizua po ashtu në prag të vizitës së Presidentës Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne Neë York.”, thuhet tutje.

Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta./Arbresh.info

Të ngjashme