Jadon Sanchos është stërvitur sot vetëm.
Pas postimeve të tij në rrjetet sociale ku doli kundër menaxherit të “Djajve të Kuq” Erik ten Hag, Sancho ishte i përjashtuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Manchester United, shkruan arbresh.info.
23-vjeçari kishte shkruar në rrjetet sociale se është duke u përdoru si “kokë gjeldeti”, pasi që menaxheri nuk e kishte ftuar në skuadër për të luajtur në ndeshjen ndaj Arsenalit përshkak të paraqitjeve të tij në stërvitje.
Sancho e kishte shlyer postimin e tij, mirëpo tani është duke u përballur me dënimin nga klubit.
Skuadra e Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me rastin e anglezit, duke e bërë të ditur se ai sot është stërvitur i vetëm.
“Jadon Sancho do të mbetet në një program stërvitorë jashtë skuadrës së parë, derisa të zgjidhen problemet disiplinore të skuadrës”, thuhet në deklaratën e klubit.
Ndërsa mediat angleze, kanë raportuar se gjasat që ai të ftohet për ndeshjen e së shtunës ndaj Brightonit janë vogla. /arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...