Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth masave të vendosura nga Bashkimi Evropain ndaj Kosovës, të cilat sipas tij, janë sanksione.
Kurti u shpreh se de-eskalimi në Kosovë ka ndodhur dhe se duhet të kemi kujdes që të mos kemi ri-eskalim të situatës, shrkuan Arbresh.info.
“Deeskalimi ka ndodhur në Kosovë ne duhet të kemi kujdes që të mos ketë rieskalim dhe për këtë po bëjmë gjithçka që është e mundur, por edhe konfiskimi i armatimit edhe i armëve në veri edhe arrestim i kriminelëve, i të korruptuarve është në funksion të rendit dhe ligjit dhe kushtetueshmërisë dhe drejtësisë të cilat e ndihmojnë deeskalimin, për neve sundimi i ligjit në njërën anë dhe deeskalimi e siguria në anën tjetër nuk janë në kundërthënie, përkundrazi ato e ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha ai.
Tutje, shefi i ekzekutivit kërkoi heqjen e sanksioneve meqë, siç th ai, de-eskalimi ka ndodhur.
“Meqë ka ndodhë ky deeskalim, meqenëse udhëzimi administrativ për të zbatuar nenin 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale është nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, rruga është e hapur që këto masa të padrejta që po e dëmtojnë shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, të hiqen përfundimisht”, shtoi ai./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti pas takimit: Dhashë propozim, Serbia kishte dokument kushtëzimi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?