FIFA zbulon listën e lojtarëve të nominuar për çmimin “The Best”

16:50 | 14 Shtator 2023
KRG

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, sot ka publikuar listën e lojtarëve të nominuar për njërin ndër çmimet më të mëdha individual në futboll, “The best”.

Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë emrat të cilët janë pritur që do të jenë në listën e të nominuarave, shkruan arbresh.info.

Mirëpo emri i cili është duke i habitur të gjithë, është anglezi Declan Rice.

Rice kishte arritur që në sezonin e kaluar të fitoj trofeun e Conference League, para se të transferoj tek Arsenali.

Më poshtë gjeni listën e plotë e lojtarëve të nominuar nga FIFA:

Julian Alvarez

Marcelo Brozovic

Kevin De Bruyne

Ilkay Gundogan

Erling Haaland

Rodri

Khvicha Kvaratskhelia

Kylian Mbappe

Lionel Messi

Victor Osimhen

Declan Rice

Bernardo Silva

/arbresh.info/

Të ngjashme