Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ëhstë deklaruar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke thënë se në këtë takim ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshje së Brukselit dhe atë të Ohrit.
Sipas tij, Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë propozim dhe rrjedhimisht takimi ka përfunduar pa rezultat, shkruan Arbresh.info
“Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse më tha që ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendej që ta sjellin dhe vetëm pas përfundimit të takimit mu dha një dyfaqësh në anglisht dhe cirilike që paraqet një dokument të vjetër së paku 6 muaj, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar i palës serbe, por ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe eventualisht pastaj mund të kalojmë në marrëveshjen bazë”, tha Kurti.
Tutje, ai shtoi se iu desh t’i thotë Borrellit e Lajçakut se nuk janë në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ishte Ashton, Kupper, Thaçi e Daçiq.
“Neni 10 i marrëveshjes bazike thotë që duhet të zbatohet të gjitha marrëveshjet, të cilat janë të obligueshme e valide e janë 39 sosh. Por nuk mund të përzgjedhet vetëm një e tillë e të vendoset sikur qerrja para kuajve. Pra, një kushtëzim të tillë s’e kam pranuar”, u shpreh ai.
Tutje, shefi i ekzekutivit shprehu keqardhje që Lajçak e ka pranuar këtë kushtëzim të Serbisë.
“Është për të ardhur keq që Lajcaku e ka pranuar një kushtëzim të tillë nga Serbia, dhe atë e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cenuar Kosovën”.
“Pra, edhe këtë dokumentin tjetër që është më i vjetër se 6 muaj që paraqet dokumentin e kushtëzimit të Serbisë, që njëherë AKS-ja e pastaj shohim, nuk kemi qenë në dijeni që ka një dokument të tillë. Nuk mund të quhet propozim, por është kushtëzim”, tha Kurti.
Tutje, ai tha se është për të ardhur keq që pikërisht kur është konstruktiv, shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?