Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili edhe këtë herë rezultoi pa sukses.
Sipas Borrell, në vend që ta pranonte Asociacionin, Kurti insistonte te njohja de-facto, duke mos e pranuar propozimin e tyre për kompromis. Ndërsa tha se presidenti serb Vuçiq e pranoi propozimin e BE-së për implementimin e marrëveshjes, shkruan Arbresh.info.
“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vuçiq e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë”. , u shpreh Borrell.
“Nuk aka progres në de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Një rikujtim që të 27 vendet e BE-së kanë kërkuar hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell.
Tutje Borrell tha s einkurajon Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen për një proces që shkon paralelisht, pra njëra palë ofron diçka, që pasohet nga pala tjetër.
“Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.
Tutje, Shefi i Diplomacisë së BE-së tha se do t’i informojnë shtetet anëtare për mbarëvajtjen e takimit.
“Pas këtij takimi, unë dhe Miroslav do t’i informojmë shtetet anëtarë dhe do të vendosim bashkë për rrugën përpara”./Arbresh.info.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...