Një prokuror i gjykatës më të lartë penale të Greqisë ka urdhëruar të hapet hetim mbi shkaqet dhe mënyrën sesi u menaxhua situata pas përmbytjeve që vrau të paktën 15 njerëz dhe shkatërroi infrastrukturën javën e kaluar.
Hetimi do të shqyrtojë gjithashtu nëse masat për parandalimin e përmbytjeve të marra nga autoritetet lokale ishin të përshtatshme në dritën e paralajmërimeve të qarta paraprake nga shërbimi kombëtar meteorologjik i Greqisë. Ai do të shtrihet kryesisht në zonat e Volos, Karditsa, Larissa dhe Trikala, që janë edhe rajonet më të goditura.
Stuhia Daniel, më e forta në Greqi që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1930, përfshiu Thesalinë në Greqinë qendrore. Pothuajse një javë, shumë fshatra në rreth 72.000 hektarë janë ende nën ujë në Thesali duke kërcënuar mungesën e ushqimit për vitet në vijim dhe mund të çojë në rritjen e çmimeve.
Banorët e zonës fajësojnë autoritetet, se ndërsa dihej që stuhia Daniel po afrohej, askush nuk kontrolloi gatishmërinë e infrastrukturës dhe nuk parashikoi një furnizim alternativ me energji elektrike.
Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore po monitorojnë nga afër qytetarë, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e shpërthimeve të mundshme të sëmundjeve infektive pas përmbytjeve të fuqishme. Gjithashtu po rivlerëson objektivat e saj, duke i dhënë përparësi kompensimit për viktimat.
BE-ja i dha Greqise nje shumë të menjehershme prej 2.2 miliardë eurosh për përballimin e dëmeve nga përmbytjet. Kryekomisionerja evropiane Ursula Von Der Leyen i tha kryeministrit Mitsotakis se Greqia do të marre edhe 400 milionë euro shtese nga Fondi Evropian i Solidaritetit./Klan News
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?