Fqinjët e Berishës, i ankohen Policisë për bllokimin e rrugës gjatë bastisjes së shtëpisë në Kodrën e Trimave

13:09 | 14 Shtator 2023
Diellza Gashi

Hetuesit e EULEX-it me urdhër të Prokurorit të Specializuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, mëngjesin e sotëm ia kanë mësyrë shtëpisë së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Behar Berisha.

Për orë të tëra, ata kanë bllokuar rrugën tek shtëpia e Berishës, e kjo gjë po u pengon fqinjëve të tij.

Bashkim Sylejmani, fqinji i Behar Berishës, ka shprehur pakënaqësitë e tij me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për bllokimin e rrugës dhe vendosjen e shiritave.

Ai thotë se nuk po e kupton pse duhet bllokuar krejt lagjja për një bastisje, raporton Arbresh.info.

“Fëmijët tani vijnë prej shkollës e këndej vijnë, tash rruga e bllokuar ju duhet 1.5 km me ndërru rrugën për me ardhur në shpi. Kanë punë me to dhe me to le të merren, pse me blloku rrugën”, ka thënë Sylejmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme