Nis takimi trepalësh në Bruksel

11:31 | 14 Shtator 2023
K.B

Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të japë detaje rreth takimeve.

@arbresh_infoShikimet “vrastare” mes Kurtit dhe Vuçiqit

♬ son original – arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme