Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të shkarkohet kryeministri i vendit Albin Kurtit.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka thënë Qeveria e Kurtit po del gabim që do ta nxjerr nga drejtimi humbës Kosovën.
Ai shtoi se ka pasur besim tek qeverisja e Kurtit, por sipas tij, kreu ekzekutiv duhet të shkarkohet për të shpëtuar nga kjo situatë, raporton Arbresh.info.
“Kurti dhe Qeveria Kurti, do ta nxjerr nga drejtimi humbës Kosovën, po del gabim. Do të presim që ai që e ka pru Kosovën në goditje, po shpresojmë që do ta nxjerr. Është detyrë e Kuvendit që ta nxjerr Kurtin nga kjo, ne e kemi votu, pra Parlamenti ja ka dhanë besimin qeverisë Kurti, ju lutem shpëtonte. Ta shkarkojmë e ta shpëtojmë Kurtin nga kjo situatë. Të kthehemi në një situatë tjetër dhe mos të heshtim sepse po bëhemi bashkë pjesëmarrës. Kur në dialog kemi Kosovën e sanksionuar, ta nxjerrim nga kjo situatë nga humbjet e vazhdueshme”, tha Haradinaj.
“Besoj që o detyrë e parlamentit me e nxjerrë Kurtin dhe qeverinë nga drejtimi i gabuar. Detyrë e të gjithë deputetëve, jo vetëm opozitarë, pra besoj që ne si parlament duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ne e kemi votu, parlamenti e ka votu këtë qeveri, edhe ne ia kemi dhanë besimin qeverisë Kurti në këtë rast shumica, ju lus shqyrtojeni a është në rregull me vazhdu në drejtimin çfarë e kemi në vend, apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë qeverinë Kurti”./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...