Çitaku: Qasja e papërgjegjshme e Kurtit e dërgon për herë të parë Kosovën të sanksionuar

09:43 | 14 Shtator 2023
Diellza Gashi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel të kryeministri të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq bashkë me kryediplomatin e BE-së, Joseph Borrell.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur. Madje ajo kritikoi Kurti që sipas saj, ka qasje të papërgjegjshme dhe aventureske, shkruan Arbresh.info.

“Si rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë. Sot, kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme