Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në hapat e fundit të përgatitjes për stërvitjen “Cambrian Patrol”, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells.
Kështu ka njoftuar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë duke thënë që kjo është ngjarja kryesore patrulluese e Mbretërisë së Bashkuar, me pjesëmarrës nga e gjithë bota, shkruan Arbresh.info.
“Ushtarët e FSK-së janë duke i dhënë hapat e fundit përgatitjes së tyre për stërvitjen Cambrian Patrol. Stërvitja rraskapitëse do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells dhe është ngjarja kryesore patrulluese, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror Anglian janë në Kosovë për të mbështetur këto përgatitje duke ofruar njohuri mbi metodat e Ushtrisë Britanike dhe kushtet me të cilat ekipi do të përballet në Uells”, ka shkruar Ambasada.
Datat për këtë ngjarje në këtë vit janë 6 – 15 tetor./Arbresh.info
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...