Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë

21:24 | 13 Shtator 2023
E.G

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.S., lidhur me akuzën për vrasjen e Valmir Breznicës, të hënën në një market në Podujevë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

A.S dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor për vrajsen, gjendet ende në arrati.

Ndryshe, Policia ka realizuar bastisje në shtëpinë  objektet përcjellëse e të arrestuarit dhe kanë gjeutr dhe konfiskuar një pistoletë me katër karikatorë dhe 62 fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, 20, dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, gjen armë, karikator e municion

Në vendin e ngjarjes kishte mebtur e plagosur edhe bashkëshortja e tashmë të ndjerit e cila është hospitalizuar në QKUK pas plagëve të marra./Arbresh.info

Detaje nga vrasje dhe plagosja në Podujevë

 

Të ngjashme