FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve të futbollit pas përfundimit të dueleve të muajit shtator. Shqipëria bëri shumë mirë, duke marrë katër pikë në dy takimet ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Barazimi në Pragë dhe suksesi fantastik në “Air Albania”, kanë sjellë vendin e parë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024 për djemtë e Sylvinhos.
Por edhe ngjitjen tri pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja shqiptare renditet në vendin numër 62, me mbi 20 pikë më shumë krahasuar me më parë.
Kuqezinjtë zhvilluan performanca shumë pozitive ndaj dy skuadrave më të forta të grupit. Duke shënuar eurogola dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Gjermani 2024.
Ukraina njofton se goditi dy depo ruse me municione
Valon Berisha shënon gol dhe autogol në fitoren e LASK ndaj ...
Gërvalla e Shakantu flasin për bashkëpunim ndërshtetëror
Ambasadori britanik i bashkohet masës në pastrimin e Kosovës
Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmër...
Galatasaray fiton derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes