Agim Ademi: Do të kërkojmë drejtësi nga organet e UEFA-s dhe CAS

16:46 | 13 Shtator 2023
KRG

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka shënuar humbje nga Rumania në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja kualifikues  është ndërprerë në pjesën e parë përshkak të thirrjeve nacionalistë të tifozëve rumun ndaj lojtarëve të Kosovës.

Tifozët poashtu kanë shpalosur një banderolë me mbishkrimin “Kosova është serbi” dhe pas këtyre ngjarjeve, gjyqtari kryesor i ndeshjes kishte urdhëruar dy skuadrat të vazhdojnë drejt zheshtores, shkruan arbresh.info.

“Dardanët”, fatkeqësisht shënuan humbjue në ufnd me rezultat 2-0, duke shuar shpresat për kualfikim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për ngjarjen e ndjeshme, duke thënë se do të kërkojnë drejtësi nga organet kompetente në UEFA dhe CAS.

 

Postimi i plotë

Dëshira, vullneti e përgatitja e futbollistëve dhe e të gjithëve neve në federatë, por edhe e tifozëve “Dardanët” ka qenë që dy ndeshjet e këtij muaji t’i përmbyllim me rezultate pozitive.

Përderisa kundër Zvicrës, si njëra prej top-ekipeve kombëtare të Evropës, arritëm të shkëpusim një pikë, kundër Rumanisë nuk ia arritëm këtij qëllimi, për shumçka që prodhoi kjo ndeshje.

Provokimi i rëndë nga tifozeria rumune shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për një periudhë të gjatë. Ndeshja rifilloi me insistimin e gjyqtarit pas tërheqjes së pankartave diskriminuese e raciste ndaj vendit tonë, ndonëse thirrjet e kohëpaskohshme kundër futbollistëve dhe shtetit tonë vazhduan.

I gjithë ky episod ndikoi pashmangshëm tek ekipi ynë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte në fund të pjesës së parë gjyqtari e përjashtoi nga loja sulmuesin tonë, duke bërë që tek kundërshtari të kalojë edhe epërsia numerike.

Sidoqoftë kjo humbje, e ndikuar prej këtyre faktorëve nuk do të na zmbraps. Përkundrazi ajo të na bëjë më fortë e më të bashkuar. Kemi lojtarë përplot talent e entuziazëm për ta dhënë më të mirë e tyre për atdheun dhe pa dyshim se sukseset nuk do të vonojnë.

Jemi krenarë pafundësisht me këta djemë të artë, të cilët nuk rreshtin së luftuari për këtë fanellë e për shtetin tonë, ndonëse në rastet kur mungojnë rezultatet kritikat ndaj tyre janë të ashpra e të pamatura nga një pjesë e opinionit.

Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar e me një qëllim – për Kosovën tonë!

Jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të futbollit të Kosovës dhe mbështesim lojtarët tanë në çdo moment, pavarësisht sfidave që mund të hasin. Jemi një kombëtare e bashkuar dhe krenaria për fanellën tonë është gjithmonë mbi çdo gjë tjetër.

Ne mbetemi të vendosur për të përmirësuar lojën tonë dhe për të arritur suksese në nivel ndërkombëtar. Këto sfida na forcojnë dhe nuk do të na pengojnë të ecim përpara. Ne, do të kërkojmë drejtësi dhe respektim të rregullave të “fair-play-it” në futboll përpara organeve të UEFA-s dhe në CAS.

Diskriminimi dhe huliganizmi nuk kanë vend në futbollin modern dhe ne jemi të vendosur të mbrojmë integritetin e lojës. /arbresh.info/

Të ngjashme