Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

16:44 | 13 Shtator 2023
E.G

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 159-të me radhë ka miratuar disa vendime.

Pika e parë e miratuar nga kjo mbledhje ishte Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, shkruan Arbresh.info.

“Krahas një sistemi më rigoroz të inspektimit, ky projektligj siguron shërbime cilësore, efektive dhe të shpejta për viktimat e dhunës, fëmijët, të rinjtë e të moshuarit, që kanë nevojë për këto shërbime. Po ashtu, siguron një sistem që për fokus kryesor ka edhe identifikimin e hershëm të rasteve dhe parandalimin e tyre.”, thuhet në njoftim.

Miratimin e kabintetit Qeveritar e ka marrë edhe Projektligji për Falimentimin, i cili rregullon dhe përcakton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me falimentimin. Ai pritet të ketë ndikim të madh pozitiv në zhvillimin ekonomik, investimet, sigurinë juridike për pronarët e kapitalit; si dhe mundësi riorganizimi të subjekteve ekonomike.

Tutje është miratuar edhe  Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Pjesëmarrjen e Kosovës në “Programi i Tregut të Vetëm”.

“Ky program është një ndër programet më të mëdha mbështetëse që ka Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, mbrojtjen e konsumatorit, përmirësimin e sektorit financiar dhe statistikave.”, thuhet në njoftim.

Është miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 05/L 021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Raporti vlerësues ka rekomanduar që të fuqizohen kapacitetet institucionale përgjegjëse për zbatimin e ligjit, të përmirësohet koordinimi mes institucioneve për zbatimin e duhur të ligjit, të ngritët vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me ligjin, të ngritën kapacitet profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe avokatëve lidhur me zbatimin e duhur të ligjit dhe të trajtohen me prioritet paditë lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi.

Ndër të tjera, është  themeluar Këshillin për Zhvillim të Industrisë, i cili ka për qëllim zhvillimin e dialogut mes nivelit qeveritar dhe sektorëve industrialë privat, me këtë përbërje:

  1. Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; kryesuese,
  2. Përfaqësues i Departamentit të Industrisë në MINT – anëtar,
  3. Përfaqësues nga KIESA, MINT- anëtar,
  4. Përfaqësues nga Zyra për Planifikim Strategjik, ZKM – anëtar,
  5. Përfaqësues nga Departamenti për Ekonomi dhe Tregti – anëtar,
  6. Përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti që ndërlidhet me sektorët e industrisë – anëtar.
  7. Përfaqësues nga Departamenti për politika ekonomike dhe fiskale – anëtar,
  8. Përfaqësues nga Departamenti për Punë dhe Punësim, MFPT-  anëtar,
  9. Përfaqësues nga Departamenti i Minierave – anëtar,
  10. Përfaqësues nga Departamenti për Aftësim Profesional – anëtar,
  11. Përfaqësues nga Departamenti për analiza Ekonomike dhe statistika Bujqësore, – anëtar
  12. Përfaqësues nga Departamenti për Mbrojtje n e Mjedisit dhe të Ujërave, – anëtar
  13. Përfaqësues nga Departamenti për Diasporë,- anëtar,
  14. Përfaqësues nga Departamenti për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal – anëtar,
  15. Përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës –anëtar,
  16. Përfaqësues nga shoqatat industriale – anëtar,
  17. Përfaqësues nga OJQ-të, përfaqësuese të grave në biznes – anëtar.

Janë ndarë 500 mijë euro mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi.

Është aprovuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, Prizren- Prevallë.

Është aprovuar vendimi Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Rajonale, Doganaj- Shtërpcë.

Qeveria në këtë mbledhje është aprovuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, ish-shoqërore “Ballkan” Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tutje kabineti qeveritar ka marrë vendim edhe  për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Progres” për realizimin e Projektit: “Varrezat e Qytetit të Prizrenit”.

Ndërkaq ka aprovuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Rahovecit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, ish-shoqërore, “Jugopetroll” për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit”.

Po ashtu është aprovuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik për realizimin e katër (4) projekteve: Rikonstruktimi dhe zgjerimi i “Deponisë Sanitare” në Landovicë për regjionin e Prizrenit, Rikonstruktimi dhe zgjerimi i “Deponisë Sanitare” në Velekincë, për regjionin e Gjilanit, Ndërtimi “Deponisë së re Sanitare” për regjionin e Prishtinës, Rehabilitimi, mbyllja dhe ndërtimi i stacionit të transferit të “Deponisë Sanitare” në Dumnicë të Poshtme për regjionin e Podujevës.

Ndër të tjera është emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Nr. 4, Specialist të Ekonomisë. Komisioni përbëhet nga zyrtarë të lartë dhe menaxhues të administratës shtetërore, përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve në procedurën e konkurrimit në institucionet e administratës shtetërore.

Kaineti qeveritar ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë. Republika e Kosovës ka arritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare me standarde të larta të demokracisë dhe nivel të lartë të sundimit të ligjit, andaj në këtë linjë tani Mbretëria e Suedisë është pajtuar që të avancohet tutje bashkëpunimi në fushën e ekstradimeve në mes të Republikës sonë dhe Mbretërisë së Suedisë.

Po ashtu miratim ka marrë edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë. Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me partnerët ndërkombëtarë është propozuar për miratim edhe kjo nismë me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë në fushën e së drejtës penale dhe rehabilitimit social të personave të dënuar.

Kabinet qeveritar ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

Ndërkaq ka miratuar edhe Koncept-dokumentin për Fushën e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.  Ky koncept dokument synon të krijojë infrastrukturën ligjore të përshtatshme për zhvillimin e ofruesit të shërbimeve të navigacionit ajror deri në përgatitjen për kontrollimin e plotë të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës

Është dhënë në shfrytëzim pa kompensim të pronave të kërkuara nga Komuna e Fushë Kosovës për pronat e menaxhuara dhe në pronësi të Republikës së Kosovës për ndërtimin e Objektit të Njësisë profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Është dhënë shfrytëzim pa kompensim të pronave të kërkuara nga Komuna e Hanit të Elezit për pronën e menaxhuar dhe në pronësi të Republikës së Kosovës. Bazuar në Planin Zhvillimor Komunal 2010-2025 të komunës së Hanit të Elezit, këto prona do të shfrytëzohen për ndërtimin e hapësirës për administratë dhe për park të qytetit.

Janë ndarë 4200 euro për mbulimin e shpenzimeve të transportit të kufomës së qytetares argjentinase, e cila vdiq në Prishtinë, nga Prishtina për në Buenos Aires.

Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Austrisë për fushën e sigurimeve shoqërore. Kjo marrëveshje mundëson njohjen e përvojës së punës në të dy Republikat, Kosovë dhe Austri, në të dyja konsiderohet përvoja e punës, e të cilat pastaj llogariten në pensionim, pra bashkohen periudhat e kontributdhënies. Ajo ua mundëson qytetarëve që të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës, si dhe e drejta në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale.

Është plotësuar dhe ndryshuar vendimi për Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe në shtyllën e parë ka shtuar masën sipas së cilës të gjithë të angazhuarit në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomisë do të trajtohen si të punësuar të përkohshëm.

Në këtë mbledhje kabineti Qeveritar gjithashtu është informuar për Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunave për periudhën janar – qershor 2023. Ky raport është hartuar nga Divizioni për monitorimin e komunave në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale./Arbresh.info

Të ngjashme