Minisitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në prezantimin e raportit të auditimit “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”.
Në këtë tryezë të organoizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Haxhiu shprehu mirënjohkjesn dhe respektin për punën e bërë me rastin e auditimit të performancës duke theksuar se mirëpret Raportin si të parin e këtij lloji në vend nga kjo zyrë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, ky raport është një mundësi e mirë për të analizuar punën e institucioneve dhe për të evidentuar kështu problematikat, por mbi të gjitha, për të ndarë së bashku sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
“Ministria e Drejtësisë në këtë drejtim ka hartuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026, hartimin e Protokolit Shtetëror për trajtimin e rasteve te dhunimeve seksuale, është miratuar Kurrikula mbi zhvillimin e Programeve për Kryesit e Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave, si aktualisht është duke hartuar Programi i Parë Kombëtar për Trajtimin e Kryesve të Dhunës në Familje.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Më tej, ministrja Haxhiu njoftoi se me qëllim parandalimit të dhunës në familje, mbrojtjen e viktimave të dhunës si dhe adresimin në mënyrë efikase, është miratuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, përmes së cilit mundësohet kompensimi i menjëhershëm financiar për viktimat.
Ajo bëri të dtur se nga programi për kompensim, gjatë vitit 2022 kane përftuar 8 viktima të dhunës në familje, kurse gjatë vitit 2023 nga programi deri më tani kanë përfituar 23 viktima.
“Rezultat pozitive pritet të prodhojë miratimi i Projektligjit për Ndihmë Juridike Falas, përmes së cilit veçse kemi filluar të arrijmë të krijojmë dhe financojmë në mënyrën e duhur një sistem efektiv të ndihmës juridike për viktimat e dhunës në familje.”, bëhet e ditur përmes njoftimit.
E para e Drejtësisë rikujtoi edhe miratimin e Plotësim/ndryshimeve të Kodit Penal, në të cilin janë përcaktuar dënime plotësuese për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje dhe me miratimin e ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale.
“Në kuadër te fuqizimit institucional dhe financiar me vendim të Qeverisë për periudhën Janar-Prill 2023, strehimore të licencuara janë financuar në vlerë totale prej 892,000 euro për financimin e strehimoreve të cilat mision të tyre e kanë strehimin, trajtimin dhe risocializimin e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, duke shënuar rritje të financimit në mbi 100%.”, njofton ministria e Drejtësisë.
Ministrja Haxhiu shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e pranishëm, organizatat respektive për punën dhe angazhimin, veçmas në diskutimet si këto nga ku dalin edhe obligime për Ministrinë e Drejtësisë, e të cilat trajtohen dhe ndihmojnë drejt progreseve të reja institucionale./Arbresh.info.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...