Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka dhënë detaje lidhur me aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.
Në njoftim thuhet se Bedri Krasniqi në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nën par.1.3 të KPPRK-së është liruar nga aktakuza sepse nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet sipas aktit akuzues, shkruan Arbresh.info
“I akuzuari B.K në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nën par.1.3 të KPPRK-së është liruar nga aktakuza sepse nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet sipas aktit akuzues”, njofton Gjykata Themelore.
Kurse i akuzuari tjetër Alban Dezdari është shpallur fajtor për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje, në të cilin dënim do të llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim.
“I akuzuari A.D konform nenit 364 paragrafi 1 të KPPRK-së është shpallur fajtor për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje nga neni 30 paragrafi 2 nën paragrafi 2 dhe 6 dhe neni 24 të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK), andaj gjykata në bazë të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të njëjtin e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite, në të cilin dënim do të llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim”, thuhet tutje në njoftim.
Alban Dezdari është obliguar t’i paguaj shpenzimet e procedurës penale në lartësi prej 500 € si dhe për fondin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 euro të gjitha këto në afat prej 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Obligohet i pandehuri i pandehuri A.D ti paguaj shpenzimet e procedurës penale në lartësi prej 500 € si dhe për fondin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 € të gjitha këto në afat prej 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt juridiko civil”, thuhet më tej në komunikatën për media.
Bazuar në nenin 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së i akuzuari A.D lirohet nga aktakuza për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë sipas aktit akuzues. i akuzuari A.D lirohet nga masa e paraburgimit që në ditën e sotme pas shpalljes së aktgjykimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
lexo edhe:
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...