Selektori i Kombëtares së Kosovës në karate, Ylber Syla, ka thënë se janë duke u dëmtuar sportistët, pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pezulloi Federatën e Karatesë.
Sipas njoftimit të MKRS-së, ministri Hajrulla Çeku ka aprovuar propozimin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive për pezullim të licencës së kësaj federate.
Sipas vendimit, veprimet e Federatës së Karatesë janë në kundërshtim me Ligjin për sport, Udhëzimin Administrativ për kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit, licencimit dhe rivlerësimit të federatave, si dhe Statutin e FKK-së.
Syla, në një intervistë për Klankosova.tv, potencoi se brenda dhjetë ditëve do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik dhe më pas në Kampionatin Botëror, dhe në këto dy turne do ta kenë të pamundur të marrin pjesë pasi nuk ka kohë.
“Janë dëmtuar sportistët në këtë kauzë duke marrë paraysh edhe 10 ditë e kemi Kampionatin Ballkanik. Është Kampionati Botëror në Budapest”, u shpreh Syla.
Ai shtoi se përgatitjet janë duke duke vazhduar me intensitet të lartë.
“I kom mbajt dy përgatitje të kombëtareve, dy ditë kemi qenë në Ferizaj, këtë fundjavë në Prizren, në këtë kauzë më së shumti kanë humbur reprezantuesit”.
Syla theksoi se Shabani është ndër më të mirët dhe do të jetë dëm nëse nuk merr pjesë në Botëror.
“Elhami Shabani, edhe Fortesa Orana ka qenë njëkohësisht është garuesja më e mirë e Kosovës, për momentin tash është duke u përgatitur në Zvicër”.
“Kampionati Botëror mbahet çdo dy vite – nëse nuk jemi pjesë e këtij botërori, Shabani dhe Fortesa Orana, mendoj që nuk do të jenë më të pranishëm në tjetër botëror”.
“Në Dubai ishim të renditur të shtatit, kemi pritur se do të kthehemi me medalje”.
“Nëse ministria e ka pezulluar, nuk e besoj se mund të jemi pjesë e Kampionatit Botëror”.
Ai shtoi se do të jetë e pamundur që të ketë kohë për kuvend dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë garat.
“A do të ketë kohë për kuvend për 45 ditë?, me 10 tetor duhet të jemi me përgatitje në Ulqin, kemi qenë të ftuar edhe nga kombëtarja e Egjiptit, ka qenë ftesë nga kombëtarja e Egjiptit, është elita botërore, kemi pasë bashkëpunim”, u shpreh Syla.
“Në Bullgari do të jetë Fortesa Orana, Melos Gashi, ndërsa Elhami Shabani nuk do të jetë, pasi nuk ka vizë”.
Ai potencoi në fund se djemtë janë të motivuar dhe janë duke u përgatitur maksimalisht.
Përndryshe, edhe Komiteti Olimpik në një përgjigje për Klankosova.tv ka thënë se veprimi i MKRS-së ishte i ngutshëm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...