Herolind Shala është bërë me skuadër të re.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës është rikthyer tek Erzurumspori dhe do të jetë pjesë e këtij ekipi edhe për edicionin 2023/24.
Ai të mërkurën është prezantuar tek Erzurumspori, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Shala ishte pjesë e Erzurumit prej vitit 2021 dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë këtë fundjavë.
31-vjeçari u largua nga kjo skuadër në qershor të këtij viti pasi i skadoi kontrata. Shala është rikthyer sërish dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Ai para Erzurumit, ka luajtur edhe te Stabaeku, Valerenga e Starti në Norvegji, pastaj Lyngby, Sparta e Pragës, Kasimpasha e të tjera.
Edicionin e shkuar, ai pati tri asistime në 28 paraqitje kampionale për Erzurumsporin./lajminet
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka