Google ADS

Një i vdekur dhe 67 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në dy javët e fundit

15:03 | 13 Shtator 2023
E.K

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në dy javët e fundit në vend është raportuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe 67 raste pozitive.

Në njoftim thuhet se numri më i madh i rasteve me COVID-19 i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç, përcjell Arbresh.info.

“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga Komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në Komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme