Google ADS

Hapet shkolla e vetme shqipe në Rozhaj, Abazoviq: Jemi në rrugën e duhur!

14:59 | 13 Shtator 2023
E.H

Në fshatin Daçiq të Rozhajës në Malin e Zi është hapur shkolla e vetme e cila mbanë mësime në gjuhën shqipe.

Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle, shkroi Arbresh.info.

Përmes rrjetit social Facebook, Abazoviq bënë të ditur se në ceremoni ka marr pjesë edhe ministri malazez i Arsimit, Miomir Vojinoviq.

“Së bashku me ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike #MarashDukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, shkroi Abazoviq.

Punimet për rindërtimin e këtij objekti shkollor kapin vlerën e rreth 250 mijë eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës.

“Ne vazhdojmë të investojmë në arsim në të gjithë shtetin. Sot është radha e shkollës fillore të fshatit në Daçiq të Rozhajës. Është e vetmja shkollë në Rozhaje ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Abazoviq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme