Google ADS

Në gjysmën e parë të vitit zbatohen reforma të rëndësishme për integrim në BE

14:43 | 13 Shtator 2023
E.K

Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me institucionet e tjera publike, ka hartuar raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë periudhës janar – qershor. Gjatë kësaj periudhe janë zbatuar reforma të rëndësishme për integrim në BE në të tri shtyllat: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe standardet evropiane.

“Ato përfshijnë reforma të dakorduara në kuadër të strukturave të përbashkëta të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe prioritete të Agjendës për Reforma Evropiane, duke përmbushur kështu obligime të MSA-së dhe kërkesa të tjera për integrim në BE. Gjatë pjesës së parë të vitit, më shumë se gjysma e reformave janë të zbatuara ose në zbatim e sipër, pa vonesa”,  përcjell Arbresh.info.

Sa u përket kritereve politike, janë zbatuar reforma kyçe në fushën e zgjedhjeve dhe atë të administratës publike. Është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Zgjedhjet, duke mundësuar përmirësimin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve qendrore dhe adresuar rekomandimet shumëvjeçare të BE-së. Më tej, është zhvilluar dhe lansuar për përdorim platforma digjitale për raportim mbi zbatimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike.

Kjo sipas qeverisë së vendit,  do të përmirësojë qëndrueshmërinë e reformave, transparencën dhe llogaridhënien në këtë fushë. /Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme