Analisti i njohur politik, njëherit edhe një tifoz i flakët i kombëtares së Kosovës, Gazmir Raci ka thënë se lojtarët e Kosovës i kanë kërkuar kapitenit Amir Rrahmanit që të kërkohet dorëheqja e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Lojtarët e Kosovës i kërkojnë Rahmanit që të kërkohet dorëheqja e Agim Ademit. Zhvillime interesante brenda Dardanëve”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se edhe intervista e djeshme e futbollistit Edon Zhegrova pati shumë reagime.
Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova pas ndeshjes tha se duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme
“Nuk kam shumë fjalë, nuk kam koment. Për ndërprerjen nuk kisha folur gjatë. Shpresoj se në të ardhmen do të jemi më mirë, mendoj se kemi më shumë kualitet se disa Kombëtare tjera në grup”, ka theksuar Zhegrova.
“Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Kemi shumë kualitet, shumë potencial. Besoj se jemi shumë më të mirë se përfaqësueset tjera në grup. Kam menduar se pse po ndodhë kjo. Duhet të diskutojmë të gjithë së bashku dhe të kuptojmë”, ka thënë Zhegrova. Ai ka thënë se lojtarët kanë dhënë maksimumin gjatë tërë grumbullimit./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...