Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, me bashkëpunëtorë kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku janë pritur nga kryeprokurori i kësaj prokurori, Ismet Ujkani, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi.
Bartësit e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor patën diskutime të drejtpërdrejta dhe konstruktive lidhur me gjendjen momentale në këtë prokurori, si dhe adresimin e sfidave, vështirësive, pengesave dhe çështjeve me të cilat ballafaqohen këto dy institucione në administrimin e punës pas ofrimit të dorëheqjes së prokurorëve nga radhët e komunitetit serb, përcjell Arbresh.info.
Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në mënyrë që seancat gjyqësore të mos dështojnë dhe të mos lejohet parashkrimi i rasteve.
“Krerët e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor u zotuan se në kuadër të mundësive ligjore do të mbështesin Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në mënyrë që puna në këto dy institucione të funksionojë në mënyrë sa më efikase dhe efektive, me ç ‘rast inkurajuan kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe zëvendëskryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të bëjnë përpjekje dhe të gjejnë mënyra dhe praktika në koordinim sa ma të mirë të punëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...