Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.E., i dyshuar se ka kërcënuar gazetarin Bujar Vitija.
“Sipas aktakuzës, më 27 gusht 2022, rreth orës 23:30 në Prishtinë, pasi i dëmtuari B.V., në cilësinë e gazetarit, paraprakisht kishte publikuar një artikull në portalin “Gazeta Shneta”, lidhur me specializimin e të pandehurit, ky i fundit i revoltuar nga ky shkrim, me qëllim të frikësimit, nga llogaritë e tij në rrjetin social “facebook”, e kanosë seriozisht të dëmtuarin duke i shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...