Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur konferencë për media.
Në këtë konferencë ajo foli për Lojërat Mesdhetare që do të organizohen për herë të parë në Kosovë.
“Tash më siç është bërë e ditur, Lojrat Mesdhetare do të mbahen në Kosovë, Prishtina 2030. Konceptin me të cilin kemi aplikuar dhe kemi fituar. Për herë të parë një shtet fiton që s’ka det, duke iu falënderuar Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Sipas saj Lojërat Mesdhetare do të kenë ndikim multi kulturor në zhvillim të vendit.
“Siç e dini kjo Qeveri ka moton edhe për Sport. Kjo ngjarje ka karakter multi sportiv dhe ka ndikim në multi kulturor të zhvillimit të vendit”, tha tutje ajo.
Osmani përmendi edhe benefitet që do t’i sjell ky organizim vendit tonë.
“Ka disa benefite që ky organizim do t’i sjellë Kosovës. 11 komuna janë dhe 2 shtete. 10 të Kosovës dhe një të Shqipërisë, Durrësi. 24 objekte janë në dispozicion. Me këtë shtrirje në Prishtinë36 për qind dhe të tjerat në qytetet tjera. Do të presim derisa të shkoj në tavolinën ë deputetit. Standardet dhe objektet që do t’i ndërtojmë do të na shpalos përkushtimin tonë që e kemi për sportin. Falënderim për 8 kryetarët e Komunave që kanë bashkëpunuar. Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe të tjerët”, theksoi ajo.
Ajo tha se është moment historik dhe bashkë me të vinë shumë sfida dhe obligime.
“Është moment historik dhe bashkë me të vijnë shumë sfida dhe obligime. Programe të veçanta për rritjen e sportistëve. Mjekësisë Sportive dhe ajo antidoping. Janë 250 milionë euro të zotuara nga Qeveria. 201 milionë për objektet dhe 49 për përgatitjet sportive dhe 2.5 milionë për Organizatorët që ia kanë dhënë Kosovës, të drejtën ekskluzive për organizimin e Lojërave Mesdhetare”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...