Miratohet nisma e marrëveshjes për ekstradim mes Kosovës dhe Suedisë

11:15 | 13 Shtator 2023
E.H

Në mbledhjen e 159-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Suedisë për ekstradim.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Mbretëria e Suedisë ka rënë dakord që të avancoj më tutje bashkëpunimin me Kosovën në fushën e ekstradimit, teksa theksoi se vendi ynë ka arritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli tha se nisma për marrëveshjen për ekstradim është e bazuar në aspiratën e Kosovës për afirmimin e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit bilateralë.

“Marrëveshja do të rregullojë procedurën që duhet ndjekur që nga momenti i kërkesës për ekstradim deri te dorëzimi i personit të ekstraduar, duke ngërthyer në vete standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut…”, tha Qorrolli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme