Google ADS

Kurti për Lojërat Mesdhetare: Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, Shqipëria do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit

10:41 | 13 Shtator 2023
L G

Republika e Kosovës do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika.

Kështu tha kryeministri Albin Kurti, duke e quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, raporton Arbresh.info.

Sipas tij, Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.

“Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit, i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

I pari i ekzekutivit, po ashtu  tha se përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave.

“Numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme