Zhegrova me deklaratë të fortë: Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme

08:22 | 13 Shtator 2023
K.B

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova pas ndeshjes ka folur për Supersport.

“Nuk kam shumë fjalë, nuk kam koment. Për ndërprerjen nuk kisha folur gjatë. Shpresoj se në të ardhmen do të jemi më mirë, mendoj se kemi më shumë kualitet se disa Kombëtare tjera në grup”, ka theksuar Zhegrova.

“Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Kemi shumë kualitet, shumë potencial. Besoj se jemi shumë më të mirë se përfaqësueset tjera në grup. Kam menduar se pse po ndodhë kjo. Duhet të diskutojmë të gjithë së bashku dhe të kuptojmë”, ka thënë Zhegrova. Ai ka thënë se lojtarët kanë dhënë maksimumin gjatë tërë grumbullimit.

Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, tetë më pak se Rumania dhe 10 më pak se Zvicra.

Izraeli është i treti me 11 pikë, ndërsa Bjellorusia e katërta me katër pikë.

Andorra është e fundit dhe pa pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme