Një 31-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi i dha një të mituri cigare hashash.
Vetë i arrestuari me iniciale G.A. (K.) e kishte filmuar rastin dhe e kishte publikuar në TikTok.
Ngjarjen e dënoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se pasi u njoh me video i kërkoi Drejtorit të Policisë së Shtetit që të merreshin masa.
“Jam njohur sot pasdite me një video skandaloze ku një person i papërgjegjshëm duket se i ofron një cigare (të dyshuar hashash) një të mituri. Menjëherë i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit identifikimin e këtij personi dhe më pas Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij të menjëhershëm dhe shoqërimin në Komisariatin e Kurbinit, i akuzuar për nxitje të përdorimit të lëndëve narkotike në rrethana rënduese”, thotë ministri Balla.
Pas analizimit të kësaj video, policia identifikoi 31-vjeçarin dhe e arrestoi për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”./tvklan
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...