Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin lindor të Libisë Derna është rritur në 5300, njoftoi më herët agjencia zyrtare e lajmeve e vendit.
Në një deklaratë, ministria e brendshme e qeverisë e emëruar nga Dhoma e Përfaqësuesve në Libinë lindore tha se mijëra njerëz ishin ende të zhdukur.
“Ekipet lokale të shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për personat e zhdukur”, tha Mohamed Abolmosa, zëdhënësi i ministrisë dhe bëri thirrje për “ndërhyrje ndërkombëtare për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit”.
Të hënën, Këshilli i Presidencës së Libisë u bëri thirrje vendeve fqinje dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të bashkohen në zonat e prekura nga përmbytjet në rajonin lindor.
Abdul Hamid Dbeibeh, kreu i qeverisë së unitetit të Libisë me bazë në Tripoli, shpalli të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse zona të fatkeqësisë dhe shpalli tre ditë zie kombëtare./abcnews.al
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...