Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas bastisjes në banesën e Bahri dhe Fari Fazliut në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, EULEX ka thënë se nuk ka mandat të drejtëpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit, shkruan Arbresh.info.
Tutje në reagim thuhet se mandatin e ka të kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike.
“Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...