Arrestohet një shtetas turk, kërkohej nga INTERPOL-i

21:24 | 12 Shtator 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOOL në llogari të organeve shtetërore turke.

Sipas Policisë, i dyshuari është lokalizuar në Pejë ndërsa dyshohet të jetëv i përfshirë në veprën penale trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 12.09.2023, ka arrestuar një person. Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.”, thuhet në njoftim.

“Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike.”, bën të ditur Policia./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme