Google ADS

Rama jep çelësat e banesave 102 familjeve në Marikaj

17:38 | 12 Shtator 2023
E.K

2 muaj përpara se të mbushen 4 vite nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit 2019, 102 familje që ngelen pa strehë në Marikaj kanë marrë çelësat e shtëpive të reja të vendosura në 6 pallate.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkoi personalisht për të qenë në ceremoninë e shpërndarjes së banesave e lidh me problematikat që kanë hasur gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të pronësisë.

“Kemi pasur probleme me pronën me histori të pafund të mbivendosjeve. E rëndësishme është që tani kjo punë mbaroi dhe tani ju do merrni shtëpitë, do i merrni falas siç i keni merituar”.

Përfitueseve të apartamenteve të reja ju tregon dhe çfarë do të kishin marrë nëse në qeverisje do të ishin të djathtët.

“Me të tjerët kishit marrë “Noc Rrokun”,  tha Rama.

Ndërkohë dhe ata që ngelën pa shtëpi në Vorë ende nuk kanë mundur të futen të gjithë në banesat e ndërtuara me fondet e rindërtimit. Edhe këtu Rama flet për problematika me mbivendosjen, por aktualisht aty janë në përfundim 405 apartamente të vendosura në një lagje të re ku do të ketë dhe njësi shërbimi dhe shkolla të reja.

Edhe pse prej 10 vitesh në kostumin e kryeministrit, detyra e kryebashkiakut e ka shënjuar shumë ndaj nuk harron të lërë dhe porositë për punimet që duhet të kryhen në hapësirat e jashtme të pallateve të reja./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme