Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej 40 mijë euro pas disa kontrolleve të kryera pa paralajmërim tek 5 subjekte.
Në njoftimin e doganës bëhet e ditur se një pjesë e mallit të kontrabanduar, i cili ishte stimulues seksual, ishte me afat të skaduar, përcjell Arbresh.info.
Kontrollet janë kryer në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetit publik.
“Njësitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar. Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Doganës./Arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...