Vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, Fadil Fazliu tha se nuk është në dijeni për arsyen e bastisjes së sotme nga hetuesit e EULEX-it me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Ai para mediave tha se nuk kanë dhënë as një arsye për bastisjen,
“Kjo bastisje nuk lidhet me asnjë nga vizitat në Hagë, në dokument shkruante vetëm se gjykata ka dhënë urdhër, nuk na kanë pyetur për asgjë dhe nuk e dimë arsyen e bastisjes”, u shpreh Fazliu.
Ai nuk pati vërejtje për hetuesit e EULEXI-t, duke thënë se ata patën sjellje korrekte.
“Patën sjellje korrekte, të gjitha dokumentet që i kanë marrë i kanë vendosur prapë në vendin ku kanë qenë”, tha ai.
Tutje ai tha se nuk është marrë në pyetje për asgjë, dhe se i kanë konfiskuar telefonin.
“Për asnjë temë nuk na kanë pyetur, telefoni im është i konfiskuar”, u shpreh ai.
Për Arbresh.info ka folur edhe folur nipi i Fahri dhe Bahri Fazliut i cili tha se nuk e di arsyen e bastisjes së banesës.
Ai tha se bastisja ka filluar rreth orës 7 të mëngjesit, e edhe pse ka provuar të kontaktojë me familjarët që ndodhen brenda ne banesë, një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi ata siç tha ai i kanë pasur të fikur telefonat.
“Para rreth një ore e kam kontaktuar avokatin, Artan Çerkini dhe më ka njoftuar se është duke u bastisur banesa e heronjëve Fahri dhe Bahri Fazliu. Ku rrinë vëllai i dy heronjëve, Fadil Fazliu. E kam pyetur pse është duke ndodhur, më ka thënë që nuk e di. Sipas avokatit, bastisja ka fillu rreth orës 7 në mëngjes. Nuk jemi leju me u fut brenda. Brenda gjendet Fadili me familje. Nuk kemi informacion se çfarë po ndodh. Nuk po i hap telefonat askush, i kanë të mbyllur”, tha nipi, Fahri Fazliu./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...