Hetuesit e EULEX-it me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës po kryejnë bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri Fazliu e Fahri Fazliu.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka qëndruar te banesa e tyre, për të parë më afër se çfarë po ndodh.
Lidhur me këtë ka folur nipi i Fahri dhe Bahri Fazliut i cili tha se nuk e di arsyen e bastisjes së banesës.
Ai tha se bastisja ka filluar rreth orës 7 të mëngjesit, e edhe pse ka provuar të kontaktojë me familjarët që ndodhen brenda ne banesë, një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi ata siç tha ai i kanë pasur të fikur telefonat.
“Para rreth një ore e kam kontaktuar avokatin, Artan Çerkini dhe më ka njoftuar se është duke u bastisur banesa e heronjëve Fahri dhe Bahri Fazliu. Ku rrinë vëllai i dy heronjëve, Fadil Fazliu. E kam pyetur pse është duke ndodhur, më ka thënë që nuk e di. Sipas avokatit, bastisja ka fillu rreth orës 7 në mëngjes. Nuk jemi leju me u fut brenda. Brenda gjendet Fadili me familje. Nuk kemi informacion se çfarë po ndodh. Nuk po i hap telefonat askush, i kanë të mbyllur”, tha nipi, Fahri Fazliu./Arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/ EULEX-i bastisë banesën e familjes së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji