Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, pret bashkëpunim të ngushtë

12:00 | 12 Shtator 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur dje gjatë darkës në takim komandantin e ardhëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij.

Kurti me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se pret nga komandanti me padurim që të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.

“Kam pasur kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës. I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkroi Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme