Një i burgosur është arratisur nga burgu i Dubravës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës, raporton Arbresh.info.
Sipas SHKK-së, i burgosuri ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës”, thuhet në njoftim.
I burgosuri i arratisur, ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024.
Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi