Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti është përfshirë në vrasjen e një person të hënën në Podujevë, si dhe ka plagosur gruan e viktimës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Prokurori i Shtetit ka lëshur aktvendim mbi ndalimin e një person të dyshuar.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, n╒ rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, deklaroi ajo.
Kujtojmë se dje në një market në Podujevë një 30-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe gruaja e tij e plagosur nga arma e zjarrit ndërsa motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen./Arbresh.info
Lexo edhe:
Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë