Shtetasi amerikan Mark Dickey është nxjerrë me sukses nga shpella e tretë më e thellë e Turqisë, pas bllokimit prej një javë.
Më shumë se 150 persona janë përfshirë në përpjekjet për ta shpëtuar eksploruesin Dickey, pas rritjes së problemeve me stomak në shpellën Morka, më 2 shtator.
Organizatorët kanë thënë se përpjekjet për nxjerrjen e tij kanë qenë ndër më të komplikuarat ndonjëherë. Pika më e ulët e shpellës Morka, në pjesën jugore, arrin deri në 1.3 kilometra thellësi.
Sipas Federatës turke për Shpella, Dickey është nxjerrë jashtë në mesnatë, sipas orës lokale.
Carl Heitmeyer nga Ekipi i përgjigjes fillestare Nju Xhersi grup që e udhëheq Dickey ka konfirmuar se eksploruesi është shpëtuar dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndikuar. Dickey është cituar të ketë thënë se ka besuar që nuk do të shpëtonte, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në përpjekjet për nxjerrin e tij nga shpella janë përfshirë ekipe nga Kroacia dhe Hungaria. Dickey, me origjinë nga Nju Xhersi, është eksplorues i shpellave me përvojë mbi 20-vjeçare./abcnews.al
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë