Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Jug – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tch
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb