Ngjarjet e ditës

06:56 | 12 Shtator 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:

10:00
Agjencia e Kosovës për Forenzike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, organizojnë ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike. (Hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Fushë-Kosovë)

11:00
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

11:00
Unioni Demokratik Studentor mban konferencë për media. (Para ndërtesës së rektoratit të UP-së)

11:30
“Toka Management”, kompani që punon në mirëmbajtjen e hekurudhave në Londër, bën hapjen e qendrës së trajnimit hekurudhor në Kosovë. Merr pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. (Zyrat e Toka Managment, afër Kolegjit “Mehemet Akif”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme