Kurti kujton ish-kryediplomaten suedeze: : U vra për mbështetjen e NATO-s në Ballkan

22:00 | 11 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna Lindh në 20 vjetorin e vdekjes së saj.

Me anë të një postimi në platformën X (ish-Twitter), Kurti ka thënë se ajo u vra për shkak të mbështjetjes ndaj intervenimit të NATO-s në Ballkan, shkruan Arbresh.info.

“Në 20-vjetorin e vdekjes së saj tragjike, kujtojmë Anna Lindh, Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë. Ajo u godit për vdekje me thikë nga një ekstremist me origjinë serbe për shkak të mbështetjes së saj për ndërhyrjen e NATO-s në Ballkan.”, ka shkruar Kurti.

“Shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë jetë”, përfundoi ai./Arbresh.info.

Të ngjashme