Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) ka reaguar oas vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Pezullimin e licences së tyre.
Me anë të një komunikate për media, FKK është shprehur e shqetësuar me vendimin e Ministrisë pasiqë, siç thonë ata, është një ndërhyrje në të drejtat e Organizatave Jo-Qeveritare dhe ka shkeluar Ligjin për Lirinë e Asocimit, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Federata e Karatesë ka vlerësuar se ky vendim e dëmton Federatën, klubet dhe sportistët tanë dhe ul imazhin e Federatës sonë karshi federatave të tjera.
“Federata e Karatesë e Kosovës ka respektuar Statutin e saj në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të mbajtur me datën 4 korrik 2023 dhe ka përfillur Statutin e saj më të cilin FKK është rilicensuar nga MKRS-ja.”, thuhet në reagimin e FKK-së.
Tutje, Federata ka thënë se nuk mund të thërrasin Kuvend duke shkelur Statutin e miratuar nga Kuvendi I FKK-së.
“Statuti përcakton rregullat për të drejtën e votës së klubeve dhe nuk shkruhet në asnjë nen të Statutit që klubet duhet të jenë të Rilincesuar nga MKRS-ja për të votuar, dhe ne si FKK nuk mund të thërrasim Kuvend duke shkelur Statutin e miratuar nga Kuvendi i FKK-së.”, thuhet tutje në reagim.
Ndër të tjera, FKK është shprehur se shpreson që MKRS ta rishqyrtojë vendimin teksa njofton se nuk do të ketë ndërprerje të punës.
“Ne shpresojmë që Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport do t’a rishqyrtojnë prapë vendimin e tyre, kurse FKK-ja do të vazhdojë punën bazuar në agjendën dhe kalendarin e planifikuar.”, është shprehur FKK./Arbresh.info
Lexo edhe:
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...