Përfshihen nga zjarri varrezat ortodokse në Ferizaj, intervistohet 78 vjeçari serb që dyshohet se aksidentalisht shkaktoi zjarrin

16:25 | 11 Shtator 2023
L G

Një 78 vjecar i nacionalitetit serb është intervistuar nga hetuesit policor, nën dyshimin për zjarrëvënie në varrezat ortodokse serbe në Fereizaj.

Siç bënë të ditur Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, i moshuari kishte ndezur qirinj në tokë dhe nga aty zjarri ishte zgjeruar, duke përfshirë varrezat, raporton Arbresh.info.

“Sot, rreth orës 11:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident zjarri në rrugën ‘’Sali Çeku’, përkatësisht në varrezat ortodokse serbe në Ferizaj. Është njoftuar Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, të cilët kanë dalë në vendin e incidentit dhe e kanë shuar zjarrin nga disa barishte. Më herët patrulla policore kishte vërejtur një person, i cili kishte ndezur qirinj në tokë dhe nga aty zjarri ishte zgjeruar”, bënë të ditur policia.

78 vjecari ka deklaruara para hetuesve policor se aksidentalisht gjatë ritualit në varreza ka ndezur qirinj, që për pasojë kanë shkaktuar zjarrin.

“Hetuesit policor të stacionit në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin B.G, mashkull, shtetas i Serbisë, i moshës 78 vjeçare, i cili siç ka deklaruar, aksidentalisht gjatë ritualit në varrezat ortodokse serbe ka ndezur qirinjë dhe për pasojë është shkaktuar zjarri, ndërsa nuk janë shkaktuar dëme tjera materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari sipas policisë, sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është inicuar Shënim Zyrtar dhe i njëjti është liruar./Arbresh.info/

Të ngjashme