“Ka ardhur koha që të shohim hapa konkret nga ana e Bashkimit Evropian sa i përket procesit të anëtarësimit të shteteve demokratike të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media nga procesi Bërdo-Brion, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
“Fatkeqësisht siç e kemi parë me procesin e liberalizimit të vizave, i cili edhe pse i ndarë, është dëshmuar shpeshherë që edhe pse plotësohen kriteret, përgjigjja apo veprimi nga ana e BE-së është shumë e vonshme”, deklaroi Osmani.
Presidentja Osmani shtoi se sa i përket temave të tjera nga çështja e agjendës së gjelbër deri tek çështja e ikjes së qytetarëve.
“Është diskutuar për hapa konkret se si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha për instrumente financiare ose instrumente të tjera nga ana e Bashkimit Evropian në të cilat Kosova duhet të ketë qasje, në mënyrë që të ofrohet perspektiv shumë më e mirë për të gjithë qytetarët dhe të rinjve që të ardhmen ta shohin brenda vendit e jo jashtë tij”, deklaroi ajo.
Tutje Osmani deklaroi se në përgjithësi ky takim ka qenë më konstruktiv i procesit të Bërdo-Brionit që është mbajtur ndonjëherë, në të cilin nuk ka pasur mosdakordim për temat e propozuara, dhe se Integrimi Evropian, siç tha ajo, ishte kryefjala e gjithë këtij takimi dhe synimet që të ecet sa më parë në këtë proces./rtk
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...