Google ADS

Kusari – Lila: Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore

12:27 | 11 Shtator 2023
E.H

Shefja e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se Kuvendi i Kosovës me 14 shtator (e enjte) do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore, raporton Arbresh.info

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, në një prononcim për mediat Kusari-Lila njoftoi se seanca pritet të filloj nga ora 10:00 teksa shtoi se interpelanca e kryeministrit Albin Kurti për rastin e ambasadorit Martin Berishaj është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Mes tjerash, ajo kërkoi angazhimin maksimal të opozitës

“Me 14 shtator fillon sesioni i ri i punës së Kuvendit të Kosovës. Seanca do të fillojë në ora 10:00 dhe vazhdon në ora 14:00”, tha Kusari-Lila./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme